Flash News

Ditari i Opozitës

"Celibashi ka prerë imazhet"/ PD kërkesë KQZ-së: Duam të gjitha pamjet filmike të zgjedhjeve

"Celibashi ka prerë imazhet"/ PD kërkesë KQZ-së:

Partia Demokratike dhe koalicioni PD-ADSHM i ka dërguar këtë të premte KQZ-së një kërkesë zyrtare në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit.

Opozita ka kërkuar KQZ që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend, të kërkuara në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.

Po ashtu kërkesa e publikuar për mediat, përmban edhe një ankesë ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se ky i fundit jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht si pjesa e procesit të votimit.

Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.

"Celibashi ka prerë imazhet"/ PD kërkesë KQZ-së:
Kërkesa

Të fundit