Flash News

E-TJERA

Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori

Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe

Gjykata e Fierit ka lënë në burg CEO-n kinez, Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtorin e Bankers Petroleum.

Gjykta konfirmoi gjithashtu edhe masat për 7 të tjerët, që pritet të zbardhen nga institucioni. Seanca nisi prej orës 09:00 dhe zgjati për 8 orë me radhë, ku palët paraqitën pretendimet e tyre.

Sipas hetimeve, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier.

Po sipas hetimeve, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë.

Të fundit