Flash News

E-TJERA

Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’

Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa

E përlotur Klaudia Pepa rrëfeu humbjen e të atit, i cili ndërroi jetë rreth një vit më parë.

E ftuar në Top Channel, Klaudia tha se amaneti që i kishte lënë është të bëhet nënë sa më shpejtë.

Kam ardhur shumë shpesh në Tiranë vitin e shkuar. Edhe pse nuk e besoja që do zgjaste kaq pak. Mjekët kanë qenë të sinqertë, profesional. Kemi kaluar netë të vështira në spital e kemi ngrysur. Beteja e babait zgjati një vit e dy muaj. Ajo që më bënte më shumë të vuaja është se ai kishte besim, nuk tha kurrë ‘mua po më vjen fundi’. Dhe kjo gjë na bënte ne si familje të kishim shpresë. Besuam se do ia dilte. Kjo më bënte të ngushëlluar, që ankohej. Kurrë nuk u shpreh që të na bëhet të ndiheshim keq. Babai kishte shumë qejf filmat shqiptarë, deri në ditën e  fundit kemi parë filma në krevat.

Pengje nuk kisha. I vetmi amanet që më ka thënë është ‘bëhu nënë sa më shpejt’.”, rrëfeu e prekur ajo.

Të fundit