Flash News

Ditari i Opozitës

Paloka: Shqiptarët i dhanë Ramës mandat absolut dhe e kthyen në ‘mbret’, pse duhet të protestohet tani?

Paloka: Shqiptarët i dhanë Ramës mandat absolut dhe e kthyen

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka e cilësuar qeverisjen e Edi Ramës si një formë moderne diktature të pranuar nga vetë qytetarët.

Në intervistën në SYRI TV, Paloka tha se shqiptarët i dhanë Ramës një mandat absolut, duke e kthyer, sipas tij, në një “mbret”, ndërsa krahasoi metodat e tij të qeverisjes me ato të regjimeve autoritare të së kaluarës.  

Edi Paloka: Unë nuk e di pse protestojnë akoma, kush i bën kritika Ramës sepse duhet kritikuar Rama. Unë kam ca kohë që po reflektoj. Më 11 maj, shqiptarët votuan që Rama të jetë mbret. Për çfarë duhet të protestohet tani? Për çfarë duhet të kontestohet më? Çdo veprim i tij apo...

Në fakt nuk po ndodh asgjë ndryshe nga çfarë ka ndodhur në diktaturën e kaluar. Këto janë skema të përdorura që nga Stalini në fakt, pastaj i adoptoi shoku Enver, tani po i adopton shoku Edvin. Ç’rëndësi ka... Edvinit më 11 maj i thanë, ti je mbret. Tani ai këtë do të bëjë, popullit që e votoi, se ne të tjerët jemi fatkeqit që nuk arritëm të ndriçohemi më 11 dhe të shkonim pas linjës së përgjithshme, të votonim mbretin edhe ne. Po atij që e votoi, Rama po jep atë që do.

Çfarë bënte Enveri dikur? Pasi e çonte vendin në gropë, kur arrinte pakënaqësia aq sa mund të shfaqej tek njerëzit në një pikë kulminante, gjente një grup armiqësor, i binte atij grupit dhe gjithë populli i sulej armiqve se ata ishin fajtorët për gjithë fatkeqësitë që kishin ndodhur deri në atë moment. E kështu e shtyu 50 vjet Enveri.

Ne nuk kemi as policinë që duam, as drejtësinë që duam, as qeverinë që duam, ama mbreti, Edvini ka popullin që do.

Të fundit