Flash News

OPINEWS

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!

Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!

Nga Klodian Tomorri

Të mirat e mandatit të katërt kulmuan këtë javë, veçanërisht në bastionet e pamposhtura që e hodhën votën e tyre plumb për armikun në 11 maj dhe u bashkuan si një trup i vetëm rreth Partisë.

Në Elbasan, po eksperimentohet një formë e re e shfarosjes në masë. Ekocidi. Efektiviteti tij do të vlerësohet në vijim.

Brenda pak vitesh, kërkuesit do të kenë të qarta kostot në jetët njerëzore, kostot në sistemin shëndetësor si dhe kostot ambientale. Por paraprakisht mund të thuhen se këto kosto do të jenë në proporcion me fitoren e fuqishme të 11 majit.

Në Vlorë, po provohet se çfarë i shkakton njerëzimit privimi i ujit në temperaturë 40 gradë. Gjithashtu, po eksperimentohet fakti, nëse njerëzit mund të jetojnë duke pirë ujin e detit dhe lëngun e 9 mandateve plebishitare.

Megjithatë, në Vlorë duheshin ca fajtorë. Kështu që sulltani nxorri ferman dhe shpalli sabotatorë të rrezikshëm të gjithë patronazhistët parazitë të Bashkisë.

Domethënë, ujësjellësat i ka ministria e Infrastruktures, reformën e bëri ministria e Infrastrukturës, investimet po ministria e Infrastrukturës, por fajin pse mileti në Vlorë po thahet për ujë, e kanë këta hajdutët e vegjël që vegjetojnë nëpër Bashki.

Kjo është panorama e përgjithshme e këtij fillim mandati, për të cilin Sulltani thotë se po e lë pa gjumë për shkak të përgjegjësisë dhe besimit shumë të madh që i dha populli.

Në mikro, gjërat jane shumë me dëfryese. Për shembull, ato pamjet e drejtorëve që dilnin tufë me kokën ulur nga Bashkia, pasi kishin ngrënë shkopin e Sulltanit, nuk kanë të paguar.

Puna e do që mandati i përgjegjësisë së madhe të ketë edhe disa deshmorë. Kështu që disa do hanë shkopin e Sulltanit, disa të tjerë atë të Dumanit me autorizim të Sulltanit.

Por e rëndesishme është që partia të ketë unitet dhe inceneratori i Elbasanit të prodhojë energji.

Të fundit