Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Kur nderi ‘vret’ më shumë se dhuna, Lediona Braho për Politiko: Incesti, një problem i heshtur në shoqërinë shqiptare

Nga Kristina Tepexhiku
Incesti në shoqërinë shqiptare mbetet një tabu e errët për të cilin shoqëria zgjedh të heshtë. Brenda mureve të shtëpisë, aty ku fëmija ndjehet më i sigurt, shpesh ndodhin abuzimet më të frikshme, që viktimat nuk i bërtasin dot dhe familjarët zgjedhin të heshtin. Turpi, frika nga gjykimet, mungesa e besimit tek institucionet dhe një sërë faktorësh të tjerë nxisin që incesti të mos denoncohet.
Rasti më i fundit është ai i 12-vjeçares nga Patosi. E mitura u abuzua seksualisht për 7 vite nga babai i saj. Një rast incesti që tronditi opinionin publik.
Lediona Braho, psikologe, në një intervistë për Politiko.al e përshkruan qartë realitetin dhe faktorët që e bëjnë incestin një problem të heshtur për shoqërinë shqiptare.
“Struktura patriarkale dhe normat e trashëguara në breza bëjnë shpesh që ruajtja e “nderit të familjes” të vendoset mbi mbrojtjen e viktimës. Po ashtu, turpi, frika nga gjykimi, varësia ekonomike e anëtarëve brenda familjes, mungesa e besimit te institucionet, pasiviteti institucional, edukimi i pakët ose i munguar mbi të drejtat, etj. mund ta bëjnë të vështirë raportimin e dhunës në përgjithësi dhe asaj seksuale, në veçanti”, tha Braho për Politiko.al.
Abuzimi shkakton pasoja të thella tek viktimat, të cilat ndikojnë negativisht në aftësinë e tyre për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme në të ardhmen. Për Politiko.al, Braho ka renditur disa nga pasojat që abuzimi lë te viktima.
“Trauma e abuzimit seksual ka një ndikim të thellë dhe afatgjatë në shëndetin mendor dhe emocional të viktimës. Ndjenjat e turpit, fajit dhe frikës janë kryesoret. Po ashtu, personi i abuzuar mund të zhvillojë ankth, depresion, çrregullim post-traumatik, çrregullime gjumi, etj.
Vetëbesimi dhe aftësia për të besuar dhe ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme preken shumë.
Në format më të rënda të dhunës seksuale, trauma mund të ndikojë identitetin e individit dhe zhvillimin e tij mendor, sidomos nëse viktima është në moshë të vogël dhe kur abuzuesi është një figurë kujdestare”, tregoi Lediona Braho.
Shpesh, familjarët pranë abuzuesit, zgjedhin ta mohojnë ose të refuzojnë të vërtetën. Për disa, është më i rëndësishëm ruajtja e imazhit familjar, siç ka theksuar Lediona Braho, por ka edhe faktorë të tjerë psikologjikë dhe socialë që qëndrojnë pas këtij refuzimi.
“Mohimi i të vërtetës nga familjarët mund të jetë shpesh një formë mbrojtjeje psikologjike (mekanizëm mbrojtës i pavetëdijshëm) që i ndihmon ata të shmangin përballjen me realitetin e dhimbshëm. Mohimi mbron përballë tronditjes emocionale që krijohet kur një anëtar i afërt i familjes është abuzues.
Nga ana sociale, për disa familje, ruajtja e imazhit publik është më e rëndësishme se mirëqenia e viktimës. Kjo është tepër e dëmshme. Frika nga përjashtimi, gjykimi nga të tjerët apo nga prishja e “imazhit familjar” i shtyn shumë njerëz të heshtin, sidomos në shoqëri më të mbyllura”, ka thënë Braho për Politiko.al.
Mungesa e përfshirjes së institucioneve, heshtja e komunitetit ose edukimi në shkolla bëhen pengesë për denoncimin e incestit, ndërgjegjësimin se si duhet të veprojnë viktimat përballë abuzuesit.
Lediona Braho theksoi se duhet të ketë një bashkëpunim, ndërveprim mes institucioneve, për të mbrojtur viktimat e abuzimit.
“Institucionet duhet të kenë një rol aktiv dhe të koordinuar. Në nivele institucionale, duhet të bëhen trajnime të profesionistëve - punonjës policie, psikologë dhe punonjës socialë, mësues, mjekë, infermierë, etj. Secili profesionist duhet të jetë i pajisur me njohuri dhe aftësi të njohë shenjat e abuzimit dhe dhunës, si dhe për të reaguar në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt për viktimën.
Shkollat duhet të promovojnë edukimin mbi të drejtat e njeriut dhe t’i mësojnë fëmijët sesi të mbrojnë trupin e tyre, kufijtë personalë, si të dallojnë dhe si të raportojnë sjelljet e papërshtatshme te më të rriturit dhe autoritetet.
Komuniteti duhet të luajë rol në promovimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve, si dhe në ndëshkimin e abuzuesve. Të folurit dhe edukimi ndihmojnë në thyerjen e heshtjes dhe normalizimin e kërkimit të ndihmës.
Pra, është i nevojshëm një bashkëpunim mes të gjithë institucioneve dhe një sistem i mirëkoordinuar, që i beson viktimës dhe vepron për mbrojtjen e saj”, tha Braho për Politiko.al.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58