Flash News

E-TJERA

Debati për emigrantët, Artan Hoxha tregon si shqiptarët shmangin gjurmimin përmes kartave të ID

Debati për emigrantët, Artan Hoxha tregon si shqiptarët shmangin

Gazetari Artan Hoxha komentoi replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit britanik Nigel Farage për emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke e lidhur gjithashtu edhe me fenomenin e krimit të organizuar.

I ftuar në emisionin në News24, Hoxha tha se “Farage nuk po sulmon shqiptarët, por fenomenin e krimit të lidhur me emigracionin ilegal”, ndërsa sipas tij, “Rama po përpiqet të kamuflojë këtë realitet duke bërë populistin dhe duke bërë lojën e shifrave”.

Ai shtoi se krimi shqiptar përdor metoda të sofistikuara për të shmangur gjurmimin, përfshirë ndryshimin e identitetit përmes dokumenteve të vendeve të tjera të BE-së.

“Një nga metodat që përdor krimi shqiptar është përdorimi ose ndryshimi i identitetit me dokumenteve të shteteve të tjera që të humbin përmes turmës që të bëjnë më të është perceptimin e agjencive të ligjit”, tha ai.

Sipas tij, “paratë e pista të gjeneruara në Britani rikthehen në Shqipëri dhe destabilizojnë sistemin ekonomik dhe shoqëror”.

Të fundit