Flash News

Ditari i Maxhorancës

'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama 4” do të ketë më shumë anonimë!

'Me një gur vret disa zogj"/ Kalemaj: Qeveria “Rama

Politologu Ilir Kalemaj tha se kabineti “Rama 4” do të jetë gjithnjë e më tepër teknik me personazhe anonimë.

I ftuar në MCN, Kalemaj tha se kjo bëhet qëllimisht nga Rama për t’i thënë opozitës se “ja ku e keni qeverinë teknike” dhe së dyti opozita pa i njohur ata nuk i atakon dot.

“Kabineti Rama 4 do të jetë gjithmonë e më tepër teknik. ‘Teknik’ se shpeshherë janë anonimë njëlloj si lista e përbërjes parlamentare. Ai me një gur vret disa zogj. E para i thotë opozitës ju kërkoni qeveri teknike, ja ku është qeveria teknike. E dyta janë të paatakueshëm.

Duke pasur persona që nuk kanë probleme me drejtësinë, një person që nuk ka bilanc nuk ka si të ketë probleme me drejtësinë, duke reduktuar pak koston e përballjeve me drejtësinë që ka marrë PS-ja. Nuk i intereson kosto shtesë Ramës.

Sa i përket programi, nuk kishte ndonjë program, në përjashtim të 2030, që ai është në mandatin e pestë, në mandatin e katër kemi pak indicie se çfarë do bëjë Rama. Del e thotë do shkrij akullin, do i japim prioritet më të madh turizmit, apo bujqësisë.” – tha Kalemaj.

Të fundit