Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Fundi i një epoke për Ilir Metën? Presidenti i PL-së për Politiko: Këto 30 vite ishin vetëm trajnim, e vërteta do triumfojë në Strasburg

I ndodhur për herë të parë jashtë çdo funksioni publik, as President, as Kryeministër, as deputet dhe madje i izoluar në burg, Ilir Meta e përjashton çdo ide që kjo mund të jetë fundi i epokës së tij politike.
Politiko.al zhvilloi një intervistë me presidentin e Partisë së Lirisë nga qelia, ku ai flet për fundin e një epoke, për ata që e kanë braktisur, për drejtësinë që sipas tij është kapur nga qeveria dhe për një “betejë finale” që thotë se do të zhvillohet në Strasburg.
I pyetur për ndjenjën e tradhtisë nga njerëzit më të afërt, Meta nuk bën emra, por flet qartë: ata që heshtin, e bëjnë ose nga frika, ose sepse ndihen fajtorë, dhe në të dyja rastet sipas tij heshtja e tyre më shumë i dëmton vetë ata, sesa i bën dëm atij.
Kur bie fjala për drejtësinë dhe pyetjen se a do ta pranonte një verdikt që e shpallte fajtor, Meta përgjigjet prerë: drejtësi nga "Ramaforma" nuk pret.
Në fund, me një paralelizëm të ashpër historik, Meta thotë se dikur Greqia kishte një juntë kolonelësh. Shqipëria e sotme, sipas tij, ka një juntë prokurorësh, të komanduar nga Edi Rama dhe të mbështetur nga mafia ndërkombëtare.
Pjesa e 1 e intervistës/Nga Neta Fero – Politiko.al
Pyetje: Zoti Meta, për herë të parë në 30 vite nuk jeni as President, as Kryeministër, as deputet, dhe ndodheni në burg. A është ky fundi i një epoke për Ilir Metën?
Përgjigje: Është vetëm fillimi i një epoke të re. Po të lexoni Çurçillin e shkruar nga Boris Johnson, ka një moment të bukur kur ai thotë se vetëm pak kohë para se të zgjidhesha Kryeministër, të gjithë mendonin se koha ime kishte mbaruar, pasi ai kishte qenë në Qeveri prej gati katër dekadash dhe kishte ndërruar nja dy herë parti. As unë nuk e dija se e gjithë ajo periudhë 40–vjeçare vetëm kishte qenë trajnim për një epokë të re, siç ndodhi. Kështu që nuk ndalojmë njeri të gëzohet para kohe. Por vërtet këto 30 vite po i konsideroj një përvojë shumë të çmuar për të ardhmen.
Pyetje: A ndiheni i tradhtuar nga njerëzit tuaj më të afërt, ata që u pasuruan politikisht dhe tani që jeni në burg, heshtin?
Përgjigje: Ata që kanë arsye të heshtin, më mirë të mos flasin se nuk më ndihmojnë as mua, përveçse rëndojnë veten. Ata që janë të lirë nuk duhet të heshtin, për dinjitetin e tyre dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Pyetje: Nëse drejtësia provon fajësinë tuaj, do ta pranoni verdiktin?
Përgjigje: Nga “Ramaforma” nuk presim Drejtësi dhe kjo betejë finale do të jetë në Strasburg. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë fakt apo provë penale për Ilir Metën në 30 vite aktivitet publik. Rrëmbimi dhe pengmarrja ime janë pjesë e një projekti për asgjësimin e sovranitetit të popullit shqiptar dhe shtetit tonë. Ndaj edhe kauzat e mia janë shumë të mëdha dhe do të triumfojnë.
Pyetje: Ju keni thënë shpesh se keni luftuar për demokracinë, për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. A mendoni se ajo që po ndodh sot me ju është pjesë e një përplasjeje më të madhe me sistemin që po tenton të kontrollojë çdo pushtet?
Përgjigje: Përplasja ime ka nisur kundër kapjes të plotë të shtetit dhe drejtësisë që në Janar 2017, siç e shpjegova te intervista ime si Autointervistë para pak ditësh. Pra në momentin kur në Kuvend u hodh shorti i parë për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Çdo gjë u bë perfekte dhe transparente gjatë gjithë procesit parapërgatitor dhe atë ditë dhe me prezencën e EURALIUS dhe OPDAT- it, kur ditën tjetër Rama, i mërzitur nga emrat që nxori shorti, keqpërdori Ambasadorin Lu për të bërë një deklaratë publike bazuar mbi gënjeshtra, siç e pranoi vetë më vonë.
Kështu u dogj shorti i parë e kështu edhe nja tre herë të tjera duke përdorur ambasadorë e McGonigalë, deri në kapjen totale të Prokurorisë (me 69 vota) dhe gjithë gjykatat, përfshi edhe atë Kushtetuese.
Dikur, në Greqi, kishim një Juntë kolonelësh, tani kemi një juntë Prokurorësh të komanduar nga Rama me regji të plotë dhe me mbështetjen e mafies ndërkombëtare që e përdor Shqipërinë edhe si lavatriçe për pastrim parash edhe si bazë logjistike për trafiqet e kokainës, heroinës etj.
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58