Flash News

E-TJERA

Abuzoi me vajzën e tij që në moshën 5-vjeçare, Prokuroria zbardh veprat penale qe rëndojnë mbi 36-vjeçarin

Abuzoi me vajzën e tij që në moshën 5-vjeçare,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal Zamir Metës, 36-vjeçari i cili abuzoi seksulisht për 7 vite me vajzën e tij të mitur, dhe që po hetohet për veprën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.

Sipas prokurorisë, nga hetimet e deritanishme rezulton se “personi nën hetim është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Patos për të kallëzuar largimin nga banesa të vajzës së tij të mitur P.M, e vitlindjes 2013.”

Me marrjen e kallëzimit, janë kryer veprimet e para hetimore dhe ëhstë bërë e mundur gjetja e së miturës në banesën e shtetasit B.B.

“Gjatë intervistimit të viktimës së mitur ka rezultuar se shkak për largimin e saj nga banesa ishte babai i saj, personi nën hetim  i cili, sipas saj, kishte filluar të kryente marrëdhënie seksuale me të që kur ishte 5 vjeç dhe vazhdonte ende. Meta ka pranuar të ketë kryer vetëm një herë marrëdhënie seksuale me të bijën e tij të mitur.

Pas regjistrimit të procedimit penal dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, në datë 01.07.2025 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka paraqitur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj tij masën e sigurimit personal shtrëngues “Arrest në burg”.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr.62-205-3964, ka pranuar kërkesat e Prokurorisë, duke caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”.

Të fundit