Flash News

E-TJERA

Sekuestrohen pasuritë e Suel dhe Mario Çelës, Lala: Më telefonoi babai i tyre, tha gjithçka është e ligjshme

Sekuestrohen pasuritë e Suel dhe Mario Çelës, Lala: Më
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sekuestroi sot një pasuri me vlerë rreth 4 milionë euro në Verona të Italisë, të cilat dyshohet se janë të lidhura me aktivitetin kriminal të vëllezërve Çela. 

Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se ka marrë një telefonatë të tensionuar nga babai i vëllezërve Çela, Petrit Çela, i cili ka mohuar akuzat dhe ka këmbëngulur se pasuria e familjes është e ligjshme.

"Sipas z. Çela, pasuria është rezultat i një aktiviteti të ndershëm dhe legal në fushën e biznesit, të cilin ai pretendon se e ushtron prej 34 vitesh. 

Ai më tha se pasuria në Itali është hetuar edhe më parë dhe se për të zotëron tre vendime gjykate në favor të tij. 

Petrit Çela është shprehur se do të vazhdojë betejën ligjore me SPAK dhe se shumë shpejt do të publikojë dokumentacionin që, sipas tij, provon ligjshmërinë e pasurisë së sekuestruar", tha Lala. 

Të fundit