Flash News

Bota

Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet të paguajnë turistët

Greqia vendos tarifë për të vizituar Santorinin, sa euro duhet

Greqia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 20 eurosh për turistët që vizitojnë ishullin e Santorinit. Masa ka për qëllim reduktimin e mbiturizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Greqia ka vendosur një tarifë prej 20 eurosh për turistët që mbërrijnë në Santorini me anije turistike, në përpjekje për të kontrolluar mbiturizmin dhe për të mbledhur të ardhura që do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës së vendit.

Ishulli vullkanik në Detin Egje tërheq rreth 2 milionë turistë në vit, por me një popullsi prej rreth 15,000 banorësh dhe shqetësimet në rritje për aktivitet sizmik, qeveria ka kërkuar të reduktojë ndikimin e turizmit.

Vendosja e kësaj tarife pason lëvizjet në pjesë të tjera të Evropës, ku banorët janë të zemëruar nga rritja e çmimeve të qirave dhe shfrytëzimi i burimeve nga turistët.

Autoritetet greke do të fillojnë mbledhjen e taksës prej 20 eurosh për secilin pasagjer më 21 korrik. Tarifa do të ulet në 12 euro në tetor dhe do të zbresë në 4 euro nga nëntori deri në mars. Më pas do të rikthehet sërish në 12 euro nga prilli deri në maj të vitit të ardhshëm.

Një turiste nga Kanadaja, u shpreh se masa nuk do të bënte diferencën. “Mendoj se 20 euro nuk kanë ndikim në vendimin e njerëzve për ta vizituar apo jo vendin.”

Po ashtu, një pronar i një dyqani tha se “askush nuk do të kursejë 20 euro për të vizituar një destinacion si ky.”

Megjithatë, operatorët e anijeve turistike thonë se tarifa është e padrejtë. Sipas tyre, masa synon vetëm anijet turistike dhe shërben për mbledhjen e taksave. Por kjo “nuk do të ndihmojë në reduktimin e turizmit të tepërt,” shpjegojnë ata.

Të fundit