Flash News

Bota

Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave

Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave

Italia ka ashpërsuar rregullat për qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugët e qyteteve.

Rregullat e reja parashikojnë vendosjen e një targe në një pozicion të dukshëm për çdo mjet të tillë elektrik. Targa do të merret pranë autoriteteve dhe do të shërbejë edhe si mënyrë për të regjistruar mjete të tilla.

Gjithashtu duhetë të lëvizin me kaskë në kokë të rriturit, pasi sipas autoriteteve do të shtohen masat e sigurisë në lëvizje. Ligji i ri përcakton edhe masa ndëshkuese për shkelësit, që variojnë nga 100 deri në 400 euro.

Të fundit