Flash News

E-TJERA

Arrestohen 2 vëllezër në Roskovec, kultivonin bimë narkotike

Arrestohen 2 vëllezër në Roskovec, kultivonin bimë narkotike

Policia ka arrestuar dy vëllezër në  Roskovec pasi u kapën duke kultivuar bimë narkotike.

Dy vëllezërit Endri Ajdini 28 vjeç, dhe Igli Ajdini 35 vjeç, u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”.

 Ndërkohë policia raporton u gjetën dhe u asgjësuan 65 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

“U kapën në flagrancë, në vendin ku kishin kultivuar bimët narkotike, arrestohen 2 shtetas (vëllezër).

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Për rastin u vunë në pranga shtetasit I. A., 35 vjeç dhe E. A., 28 vjeç, vëllezër, të dy banues në Roskovec.

Ata u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Toka e zezë”, ku kishin kultivuar 65 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.”, njofton policia.

Të fundit