Flash News

E-TJERA

Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë Europën

Një tjetër valë të nxehti pritet të mbërthejë

Deri në fund të korrikut, mbarë Europa do të jetë e mbërthyer nga temperaturat përvëluese. Vetëm javën e ardhshme meteorologët presin një freskim të motit, por ai do të zgjasë vetëm për pak ditë.

Ulja me 6 gradë e temperaturave do të jetë e ndjeshme edhe në vendin tonë. Por ditët me mot të freskët nuk do të zgjasin shumë. Një tjetër valë të nxehti, me temperatura edhe më të larta se vala e parë, do të përfshijë sërish kontinentin europian.

Në këtë verë të pazakontë, sa i përket kohëzgjatjes së temperaturave ekstreme, mjekët këshillojnë popullatën, por edhe turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë: shmangni daljet në orët e pikut, qëndroni në ambiente të freskëta dhe konsumoni sa më shumë ujë!

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për kujdes në këto temperatura, veçanërisht për fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Ndërsa për pushuesit që i janë drejtuar zonave bregdetare, janë në gatishmëri 36 qendra shëndetësore verore.

Të fundit