Flash News

Ditari i Maxhorancës

Pas drejtorëve, Rama ultimatum qytetarëve: Hiqni tendat dhe tratët e parkimit ose do ndiqeni penalisht

Pas drejtorëve, Rama ultimatum qytetarëve: Hiqni tendat dhe

Vetëm një ditë pasi urdhëroi drejtorët e Bashkisë së Vlorës të jepnin dorëheqjen, Rama ka dalë me një ultimatum edhe për qytetarët.

Në një komunikim në Facebook, kreu i qeverisë urdhëroi heqjen tendave që kanë zaptuar rrugët. Rama i la një afat 2 javor ose në të kundërt do të përballen me gjoba dhe ndjekje penale.

Ultimatum lëshoi edhe për ata që kanë vendosur trarë për një vend parkimi.

“Që nga trarët që vendosin për të marrë lekë për parkim, nuk ka pronë private sa kohë është një pronë që ka derivuar nga zhvillimi i ndërtesave rreth e rrotulll. Nuk mund të vendosësh një tra me pretendimin që është toka jote duke lejuar banorët aty që të paguajnë për të qenë të zotët.

U bëj thirrje t’i hiqni vetë, u bëj thirrje atyre që janë hapur me tenda dhe kanë vendosur mushama që të fillojnë t’i çmontojnë. Do të përballen me gjoba deri në ndjekje penale për krim mjedisor dhe për zaptim dhe shkatërrim të pronës”, tha Rama.

Të fundit