Flash News

E-TJERA

U pezullua nga detyra 4 ditë më parë, Jonaid Myzyri paraqitet në GJKKO

U pezullua nga detyra 4 ditë më parë, Jonaid Myzyri paraqitet

Jonaid Myzyri, i cili katër ditë më parë (30 qershor) u pezullua nga detyra e kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, KPP, është paraqitur në GJKKO mëngjesin e kësaj të premteje. Myzyraj pritet të njihet me verifikimin e masës së sigurisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka kërkuar detyrim paraqitje në policinë gjyqësore, pasi Myzyri është marrë i pandehur javën e kaluar për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK, Myzyri dhe shtatë zyrtarë të tjerë kanë favorizuar gjatë një procedure prokurimi një bashkim operatorësh, që kanë depozituar dokumente të falsifikuara.

Të fundit