Flash News

E-TJERA

Pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në pikën kufitare në Qafë Botë

Pezullohet përkohësisht kalimi i mjeteve tregtare në pikën

Në pikën kufitare të Qafë Botës, kalimi i qytetarëve dhe automjeteve private vijon normalisht edhe sot. Megjithatë, për shkak të një situate të krijuar në doganën greke të Mavromatit, është pezulluar përkohësisht qarkullimi i automjeteve që kërkojnë procedura doganore, përfshirë kamionët dhe mjetet me ngarkesa tregtare.

Ky pezullim vjen pas një operacioni të gjerë të autoriteteve greke, i cili ka çuar në arrestimin e 13 punonjësve të doganës së Mavromatit, përfshirë edhe drejtuesin e saj.

Sipas mediave greke, të arrestuarit dyshohen për përfshirje në një skemë korrupsioni dhe kontrabande, ku akuzohen për marrje ryshfeti dhe abuzim me detyrën.

Të fundit