Flash News

E-TJERA

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”, qytetari në Fier s’merr lekët për 61 delet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më

Qytetari Pajtim Bregaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se një shoku i tij, i quajtur Klement Dylmishi, e lidhi me një person nga Konispoli të quajtur Panajot dhe këtij të fundit i shiti 61 dele mbarsë.

Për bagëtinë e blerë, Panajoti i dërgoi 7 milionë lekë herën e parë, kurse për gjysmat e tjera i tha që kishte ca probleme.

Më vonë pretendimi i blerësit ishte se paratë e mbetura ia kishte dhënë mikut të përbashkët, Klementit.  Pajtimi thotë se i ka bërë denoncim vetëm Panajotit dhe çështja i kaloi Prokurorisë Fier. Ai shprehet se mund të jetë viktimë e mashtrimit, pasi blerësi i deleve nuk i hap as telefonin.

I vëllai: Jo, nuk është në Shqipëri. E kam pyetur, e di si histori, më ka thënë, që nuk kam lidhje me të.Nuk i ka blerë ai, por i ka blerë ai boti tjetër.

Nga ana tjetër, Klement Dylmishi thotë se nuk ka marrë para nga askush.

Denoncuesi: Më thuaj të drejtën, i ke marrë, apo s’i ke marrë?

Klement Dylmishi: O vëlla, nuk kam punë me lekët, ta thashë që atë ditë, po t’i kisha marrë do të thosha i kam marrë dhe shëndet. Mua mos më ngatërro me ato punë. Emri im, doli në televizor, i ke punët kështu…Nuk dua të më dalë emri në televizor për gjërat e të tjerëve.

Denoncuesi: Që në televizor do të dalë, do të dalë!

Klement Dylmishi: Por po doli emri im në televizor, me mua nuk je më jo shok, po asnjë lloj gjëje./tvklan.al

Të fundit