Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi pas seancës në gjykatë: Bollino, gazetari që grabiti truallin publik në mes të Tiranës dhe ushtar i 5D-së

Këlliçi pas seancës në gjykatë: Bollino, gazetari

Deputeti i opozitës Belind Këlliçi akuzon drejtpërdrejt gazetarin Carlo Bollino për lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe për përfshirje në çështjen gjyqësore që po zhvillohet ndaj tij në Gjykatën Penale të Tiranës.

Në rrjetet sociale, Këlliçi e cilëson Bollinon si “simbol të gazetarit biznesmen” duke e akuzuar për tendencë për të ndikuar perceptimin publik lidhur me procesin gjyqësor ku ai vetë është palë.  

"Leçjani hajdut i truallit publik 4000m2 në mes të Tiranës, pseudo gazetari i katundeve të Italisë, i cili tashmë do hyjë në analet e gazetarisë si një ushtar i rëndomtë i kreut të 5D Veliaj, qënka shqetësuar sot nga seanca e rradhës e zhvilluar në Gjykatën Penale të Tiranës!

Edhe pse ka disa seanca që nuk guxon të paraqitet personalisht në sallën e gjyqit, nga frika e përballjes me faktet për makutërinë e tij të pashembullt, ky mashtrues kronik, qenka shqetësuar për gjyqin e rradhës dhe provat e reja që do paraqiten për bëmat e tij korruptive.

Habi e madhe se si personazhe të tillë, të cilëve u dridhen duart dhe zëri para gjykatës, sapo dalin jashtë, marin kurajo dhe trimërohen tek shkruajnë apo shqiptojnë mashtrimet e rradhës, të cilat as vetë nuk i besojnë…

Gazetaria shqiptare sot çalon pikërisht prej personazheve njëpërdorimsh si leçjani Bollino, i cili është kthyer në simbolin e gazetarit biznesmen, që ngrehinën mediatike të cilën drejton, e përdor si makineri balte e shpifje ndaj kujtdo që guxon të flasë për korrupsionin qeveritar apo atë bashkiak!

Pa merak Carlo, po ke kurajo, të pres në seancën e radhës, që të heqësh merakun për provat të cilat dukshëm të mundojnë aq shumë. Makut!", shkruan Këlliçi. 

Të fundit