Flash News

E-TJERA

Trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të arrestuar, sekuestrohen 8 pistoleta

Trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë, dy të

Policia ka vënë në pranga dy shtetas nga Kosova të cilin trafikonin armë me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.

Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, u kapën në vendin e quajtur “Ura e Hasit” dhe gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, policia iu gjeti dhe iu sekuestroi 8 armë zjarri pistoletë.

Dyshohet se armët do t’ua shisnin dy shtetasve të tjerë të cilët i janë arratisur policisë në momentin që i kanë pikasur.

“Vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në trafikimin e armëve dhe të shtetasve që do të blinin armët, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen me dije, për shkak të hetimit.

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale të kryer nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Kalibri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Q., 31 vjeç dhe A. M., 46 vjeç, të dy banues në Prizren.

Në vendin e quajtur “Ura e Hasit”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjer shtetasin Sh. Q., gjetën 8 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas i kanë trafikuar armët e zjarrit, nga Kosova në Shqipëri, nëpërmjet kufirit jeshil dhe se do t’ua shisnin ato, 2 shtetasve të cilët kur kanë parë shërbimet e Policisë, janë larguar. Për shkak të hetimit nuk i bëjmë me dije të dhënat e këtyre shtetasve. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit