Flash News

E-TJERA

"Nuk pati hetime ndaj “Bankers Petroleum”, gazetarja: Mund të jetë pjesë e një “lufte territoresh” për pronësinë e kompanisë

"Nuk pati hetime ndaj “Bankers Petroleum”, gazetarja: Mund

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, Hongping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo u arrestuan dje si pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria e Fierit, pasi dyshohen për shmangie tatimore dhe vepra të tjera penale, që datojnë që nga viti 2004.

Gazetarja Ola Xama,e ftuar në MCN TV, ngriti dyshime se kjo çështje mund të ketë prapaskena politike apo ekonomike, duke sugjeruar një “luftë territoresh” për kontrollin mbi kompaninë.

"Kontrata me Bankers është lidhur që në vitin 2004 dhe ka kaluar në heshtje nëpër disa qeveri – nga koha e Fatos Nanos, në dy mandatet e PD-së, dhe më pas në tre mandatet e PS-së.

 Tani, papritur, pas 20 vitesh, arrestohet CEO i një prej kompanive më të mëdha kineze që operojnë në Shqipëri.

 Nuk mund të mos lindin dyshime për motive të tjera.
Sipas saj, përplasjet rreth kontratës dhe raportimet për shkelje nuk janë të reja, por vetëm tani organet e drejtësisë po veprojnë. 

Pasi kompania kaloi në pronësi kineze, janë bërë kallëzime dhe janë dërguar letra të hapura në ambasada kundër Leonidha Çobo, por hetimet nuk kanë nisur menjëherë.

Gjithë kjo situatë të bën të mendosh se ndoshta kemi të bëjmë me një prapaskenë dhe një luftë për të marrë dikush tjetër pronësinë e ‘Bankers Petroleum’. Mund të jetë shumë më tepër sesa thjesht shmangie tatimore,

Hetimet po zhvillohen nga Prokuroria e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Krimit Ekonomik dhe Drejtorinë e Tatimeve", tha Xama. 

 

 

 

Të fundit