Flash News

E-TJERA

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina del nga rruga, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, në Rrugën e Arbërit.

Mësohet se një 32 vjeçar, duke qarkulluar me makinë në këtë aks ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në mjet një 26 vjeçar.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 15:30, në Rrugën e Arbërit, shtetasi E. M., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet shtetasi A. V., 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën",- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Të fundit