Flash News

Ditari i Maxhorancës

Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe deputetët, zbardhen porositë

Veliaj në burg, Rama takim me punonjësit e Bashkisë dhe

Rreth 30 minuta ka zgjatur takimi i Edi Ramës me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe me përfaqësues të bashkisë së Tiranës, takim i mbajtur në ambientet e një hoteli në kryeqytet.

Në mbledhje kanë qenë të pranishëm deputetët e zgjedhur të 11 majit, drejtorët e bashkisë Tiranë dhe administratorët e njësive. E pranishme ishte edhe krytearja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, si dhe Arbjan Mazniku e Endrit Braimllari.

Që prej arrestimit të Erion Veliaj, Edi Rama është bërë “de facto” edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, ashtu siç e ka pranuar edhe vetë.

Burime për mediat nga mbledhja bëjnë me dije se Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më shumë të pranishëm në terren për evidentimin e problematikave dhe koordinimin me pushtetin vendor, me strukturat e bashkisë për gjetjen e zgjidhjeve.

Kjo mbledhje mund të merret si një paralajmërim edhe për zgjedhje të parakohshme lokale në Tiranë.

Të fundit