Flash News

E-TJERA

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-efektivit, Nevaldo Hajdaraj

Vrasja e Klodian Rashës, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-efektivit të "Shqiponjave", Nevaldo Hajdaraj, i cili është dënuar për vrasjen e Klodian Rashës.

Gj L la në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit dhe dënimi me 18 vite burg për "vrasje me dashje", por që zbret në 12 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nevaldo Hajdaraj vrau Klodian Rashën në orët e mëngjesit të 8 dhjetorit 2020. Ai e qëlloi nga një distancë prej 5 metrash largësi.

Pamjet filmike kryesore të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, tregonin qartë veprimin e ish-policit, i cili duket se u pozicionua për të qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të personit që ai po ndiqte.

 

 

Të fundit