Flash News

E-TJERA

Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024

Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi

Në vitin 2024, Shqipëria regjistroi një rënie me mbi 60% të numrit të azilkërkuesve, krahasuar me një vit më parë.

Vetëm 104 persona paraqitën kërkesë për azil, nga 261 që ishin në vitin 2023, me shumicën që vinin nga Afganistani (27,9%), Siria (17,3%) dhe Pakistani (10,6%).

Ndërkohë, edhe fitimi dhe lënia e shtetësisë shqiptare shënuan rënie. 919 persona fituan shtetësinë në vitin 2024, me një ulje prej 33,5% krahasuar me vitin 2023, ndërsa 472 persona hoqën dorë prej saj, 45,7% më pak se një vit më parë.

Më shumë se gjysma e përfituesve të shtetësisë janë me origjinë nga Kosova, ndërsa grupmosha dominuese ishte ajo 30–39 vjeç.

Sipas njoftimit të Instat, muajt me më shumë aplikime kanë qenë Marsi, Prilli dhe Qershori të cilët përbëjnë 57,7 % të aplikimeve gjithsej.

Fitimi dhe lënia e shtetësisë shqiptare

Në vitin 2024, rezultojnë 919 persona të cilët kanë fituar shtetësi shqiptare, duke shënuar ulje me 33,5 %, krahasuar me vitin 2023.

Ndërsa, 472 persona kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare, duke shënuar një ulje me 45,7 %, krahasuar me vitin 2023.

Duke analizuar vendin e origjinës të personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare, vërehet se:

o 49,1 % janë me origjinë nga Kosova;

o 13,8 % me origjinë nga Turqia;

o 6,2 % me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë 2024, 33,4 % e personave që kanë fituar shtetësinë shqiptare dhe 41,3 % që kanë lënë shtetësinë shqiptare i përkasin grup-moshës 30-39 vjeç./ Monitor

Të fundit