Flash News

E-TJERA

Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata

Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende
Foto ilustruese

Situata me zjarret në vendin tonë vijon të jetë problematike. 

Bëhet me dije se këtë të premte 4 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive, konkretisht në Qarkun Vlorë, Elbasan, Kukës dhe Tiranë. 

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Vlorë vatra e zjarrit është konstatuar në Malin e Shedenikut mbi fshatin Malcan, në një sipërfaqe me pyll pishe ku terreni është i vështirë për tu arritur, ndërsa ka nisur ndërhyrja nga ajri për neutralizimin e flakëve. 

Sakaq në Qarkun Elbasan, zjarri i konstatuar në landfillin e Inceneratorit vijon të jetë aktiv, ndërkohë që puna për neutralizimine e flakëve vijon prej katër ditësh tashmë. 

Në Qarkun e Kukësit, zjarri vijon të jetë aktiv në zonën malore mes fshatrave Gjinaj dhe Domaj, njësia administrative Gjinaj, bashkia Has. Bëhet me dije se terreni i vështirë dhe era e mbajnë zjarrin aktiv megjithatë zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen e flakëve. 

Ndërkohë edhe në Tiranë, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Bulticë, njësia administrative Vaqarr vijon të jetë ende aktiv.

Në të gjitha rastet e lartpërmendura zjarri ka djegur vetëm sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Flakët raportohet të jenë larg banesave. Ndërkohë zjarrfiëksit vijojnë punën për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. 

Të fundit