Flash News

E-TJERA

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat  e rinj që pritet të

Ka përfunduar gara në Policinë e Shtetit për 5 vende vakante.  Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pritet që të përcaktojë 5 emrat fitues sipas pikëve, ku kandidati që të konsiderohet fitues duhet të ketë marrë mbi 70 pikë.

Nga 51 aplikantët i pari që ka arritur të marrë pikë maksimale është Idriz Daulle zv/drejtori aktual për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se Daulle pritet të emërohet shef i komisariatit nr.2 në Tiranë pas dorëheqjes së Ritvan Palit. Me garimin e Daulles në konkursin për 5 komisariate, pritet të kemi një zv. Drejtor të ri për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Tiranës.

Ndërkohë nga ky konkurim i dyti është renditur Përparim Dema, shefi aktual i komisariatit të Rinasit, i cili pritet ta ruajë sërish këtë pozicion.

Pas Demës në renditje me pikë vijnë Faik Ruko dhe Elvid Shehu. Ruko vjen nga Policia e Elbasanit, ndërsa Elvid Shehu është shef i komanduar i komisariatit të policisë kufitare Sarandë, post në të cilin është i komanduar dhe pritet ta marrë definitivisht.

Në listën fituese është edhe Bledar Rreshka, i cili më parë ka drejtuar komisariatin nr.3 në kryeqytet.

51 aplikantë kandiduan për 5 pozicionet:

1-Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë

2-Shef i komisariatit të Himarës

3-Shef i komisariatit të Rinasit

4-Shef i komisariatit të policisë kufitare Dibër

5-Shef i komisariatit të policisë kufitare Sarandë

Më pas kandidatët e tjerë që kanë marrë mbi 70 pikë në këtë konkurs janë: Florian Dano, Ferit Merkaj, Kliton Zharri, Artur Mersini, Bledar Rreshka, Ardjan Çela, Ermal Kenaçi, Ediona Dano, Behar Gançi, Oltjon Agolli dhe Pllumb Kovaçica.

Në ditët në vijim pritet që drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda të bëjë emërimet në këto 5 komisariate. Ndërkohë ende nuk është hapur gara për komisariatin e Policisë Rrugore të Tiranës, ku vijon të jetë i komanduar Lorenc Shehu, pas arrestimit të Roven Zekës nga SPAK.

Të fundit