Flash News

E-TJERA

Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama

Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama

Gazetari Andi Bushati komentoi rezultatin e dalë nga rinumërimi i votave në Fier, ku Zegjine Çaushi humbi mandatin me 10 vota diferencë, por iu dhurua më pas sepse kandidatja fituese e refuzoi.

I ftuar në MCN, Bushati tha se ky rast i ngjan shkarkimit të drejtorëve të Bashkisë së Vlorës.

"Rasti i Zegjinesë nuk është fati personal i asaj bibës që nuk ka asnjë rëndësi. Po të pyesësh këdo që është marrë me fushatën në Fier thonin që Zeqineja me urdhër të Ramës duhej të zgjidhej. U bë rinumërimi, tha Rama të ikë ajo tjetra, të rrijë kjo që kam vendosur unë.

Të njëjtën skenë pashë sot në Bashkinë e Vlorës. Këta që pretendojnë se jetojmë në demokraci duhet të dinë se pushteti vendos dhe ai qendror janë të ndarë. Jo të shkojë kryeministri atje të shkarkojë drejtorët dhe këta të rrinë si kllufa. 

Pse vazhdon vjedhje masive te Bankers. Se në autokraci vdes çdo mekanizëm kontrollues. Nuk ka drejtësi t’u shkojë gjërave deri në fund", tha Bushati. 

 

 

Të fundit