Flash News

E-TJERA

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit

Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë

Akademiku Artan Fuga ka komentuar mbrëmjen e kësaj të premte zhvillimet më të fundit politike në vend. 

I ftuar në A2 CNN, Fuga u shpreh se shifrat që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në parlament, do ta degradojnë më tej qeverisjen në Shqipëri.

Fuga ka deklaruar se qeveria tashmë ka dalë jashtë kontrollit dhe është e paatakueshme, teksa për opozitën tha se nuk është më një fenomen politik.

Për mua, opozita në parlament, e kam fjalën për PD, nuk është fenomen politik. Sot në ato numra që parashikohen të jenë të PD rreth 50, nuk është më fenomen politik. Dhe të mendosh që për 4 vjet të vazhdosh në këtë mënyrë, që nga ana tjetër krijon një problem të dytë që me këtë mënyrë që kemi ne të qeverisë, e bën atë të paatakueshme. Tjetër që mund ta atakojë qeverinë është shoqëria civile. Por ne nuk kemi pasi kemi një shoqëri nomade. Forcat me vitalitet kërkojnë të largohen.

Mundësia e tretë është që ta kritikojë vetë grupi i PS, por kjo na kthen në vitet 90. Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit. Administrata nuk ndjen presionin e ligjvënësit, politikës, të një qeverie që e ndodhur në presion do ta hedh ndaj administratës. Me këto numra sistemi i qeverisjes do të degradojë më shumë”, tha mes të tjerash Fuga.

Të fundit