Flash News

E-TJERA

Rrëfimi i ish-gjyqtares që u bë prokurore në SHBA: Në Shqipëri kishim gjyqtarë të dehur dhe injorantë

Rrëfimi i ish-gjyqtares që u bë prokurore në SHBA: Në

Rezarta Mataj, ish-gjyqtare në Shqipëri, sot prokurore e krimeve ekonomike në SHBA ka treguar pa dorashka për çfarë quhej “drejtësi” në kohën e saj.

E ftuar në podkastin e gazetarit Flamur Vezaj 'Ma shqip' në SHBA, ajo ka rrëfyer se në punën e saj i është dashur të përballet dhe të shohë gjyqtarë të dehur dhe të korruptuar, ku drejtësia nuk jepte vendime. 

"Vettingu është një nga gjërat më të mira në sistemin e drejtësisë sepse u filtruan. Ne kishim gjyqtarë që mbanin era alkool, kishim gjyqtarë që vinin në ora 10.00 kur gjyqi isht caktuar në orën 08.00 dhe palët prisnin aty. Qytetarët vinin nga rrethet dhe prisnin gjyqtarin sa të mbaronte punët e veta, kur duhet të ishte në sallë, kishte gjyqtarë edhe të pakualifikuar e të papërgatur profesionalisht. Një reformë do kohën e vet deri sa të konsolidohet", tha Mataj.

 

Të fundit