Flash News

Ditari i Opozitës

Shkarkimet e drejtorëve në Vlorë, Teliti: Pasojë e presionit politik të kryeministrit Rama

Shkarkimet e drejtorëve në Vlorë, Teliti: Pasojë e

Anëtari i Këshillit bashkiak Tiranë i PD, Dorian Teliti komentoi dorëheqjen e drejtorëve në bashkinë e Vlorës, pas vizitës së kryeministrit Edi Rama.

Duke folur në Ora News, Teliti tha se këto lëvizje kane ardhur si pasojë e presionit politik të kryeministrit Rama.

Teliti: Dorëheqja e tyre ka ardhur si pasojë e një presioni politik nga ana e kreut të mazhorancës që e bëri të qartë e të thjeshtë që largohuni vet për 24 orë ndryshe pastaj lindin pasojat.

Dhe frika pastaj i ka çuar të gjithë drejtorët e bashkisë së Vlorës të largohen nga detyra.

Bashkia është institucion i pavarur pra është institucion i pushtetit vendor dhe është i pavarur nga qeverisja qendore.

Është i pavarur nga operimi dhe diktati i politikës së Tiranës.

Fakti që ndërhyhet me postin kryeministror dhe fuqinë kryeministrore, ndërhyhet në një pushtet i cili nuk varet nga ana e kryeministrit, kjo pastaj është në shkelje të hapur të parimeve dhe të Konventave Ndërkombëtare që Shqipëria ka firmosur këtu e 30 vite më parë siç është ajo e Konventave të drejtave të Njeriut pikë së pari.

Po ashtu edhe të Autoriteteve Europiane lokale që e bëjnë të qartë që pushtetet janë të ndarë, askush nuk duhet të ndërhyjë por të mos kemi raste të tilla të kërcënimit dhe largimeve masive nga puna.

Historia e Vlorës është histori e çuditshme midis kryeministrit dhe kryetarëve të bashkive të Vlorës.

Të fundit