Flash News

E-TJERA

Meteorologia paralajmëron ditë të 'zjarrta': Temperaturat do ndjehen si 45-46 gradë në Tiranë gjatë korrikut

Meteorologia paralajmëron ditë të 'zjarrta':

Vala e të nxehtit që përfshiu vendin tonë në qershor do vijojë edhe pèrgjatë muajit korrik.

Meteorologia Lajda Porja paralajmëroi në Euronews Albania se për shkak të lagështisë së shtuar në ajër temperatura do ndihen 4-5 gradë më të lartë gjatë muajit korrik, i cili pritet gjithashtu të jetë një muaj shumë i thatë.

Valët e të nxehtit këtë verë na kanë vizituar shumë herët, janë thyer rekorde për qershorin në pjesën më të madhe të vendeve të Evropës. Gjatë kësaj vere kemi pasur temperatura 40 gradë që në qershor, këtë herë nuk kemi një ekstrem por kemi shumë ditë me temperatura të larta.

Nga e mërkura e deri të shtunën do ketë një normalizim të temperaturave. Të mërkurën priten edhe reshje në veri dhe qendër, nga e diela tjetër do ketë shumë ditë të korrikut me 39 gradë që do të zgjasin. Do jetë periudhë shumë e thatë, edhe pse do ketë lagështirë që do bëjë që vala të ndihet 5 gradë më shumë. Në Tiranë do ndihet 45-46 gradë”, tha Porja.

Të fundit