Flash News

E-TJERA

"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!

"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim

Gazetari dhe analisti Andi Bushati, ka komentuar këtë të premte çështjen “Bankers Petroleum”, 

I ftuar në SYRI TV, Bushati e ka krahasuar rastin me skandalin e inceneratorëve dhe duke theksuar se nuk kemi të bëjmë me evazion fiskal, por me një formë të bashkëpunimit të qëllimshëm mes kompanisë dhe zyrtarëve shtetërorë.

“Nuk mund të japësh një pasuri dhe të presësh dy dekada me radhë pa marrë asgjë në këmbim. Kjo tregon, minimumi, se nuk është çështje evazioni fiskal, por bashkëpunimi i Bankers me zyrtarët shtetërorë që duhej ta kontrollonin. Është pak a shumë e ngjashme me historinë e inceneratorëve,” deklaroi Bushati.

Ai theksoi se, ashtu si në rastin e inceneratorëve, mungesa e kontrollit shtetëror ka qenë e qëllimshme. “Nuk kishte asnjë zyrtar që të kontrollonte si po bëhej, si kishin shkuar punimet apo ku kishin përfunduar paratë e derdhura. Bënin sikur nuk shihnin çfarë po ndodhte,” tha Bushati.

Sipas tij, nuk bëhet fjalë për neglizhencë, por për një akt të vetëdijshëm korruptiv të shtetit: “Kjo nuk është thjesht një histori evazioni fiskal. Është një histori korrupsioni nga shteti, i cili në mënyrë të ndërgjegjshme e ka lejuar këtë vjedhje.”

Bushati paralajmëroi më tej se sa më shumë të hetohet kjo çështje, aq më shumë të vërteta të errëta do të dalin në dritë.

Të fundit