Flash News

Ditari i Maxhorancës

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të

Dy ditë më parë, Rama zhvilloi një vizitë të papritur në Bashkinë e Vlorës. Në takimin me dyer të mbyllura, kryeministri që edhë më parë kishte shfaqur pakënaqësinë për bashkinë e Vlorës, kërkoi shkarkimin e drejtorëve dhe strukturave drejtuese të degës së PS në qytetin bregdetar.

Drejtorët iu dorëzuan ultimatumit të Ramës dhe një ditë pas vizitës së kreut të socialistëve, dhanë dorëheqjen.

Ermal Dredha, kreu i bashkisë së Vlorës, me të cilin Rama pati një debat në festën e 34-vjetorit të PS, është shprehur për kamerën e News 24, se ka qenë ai i cili ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve. Madje për të përforcuar alibinë e tij, Dredha thotë se kërkesën e ka bërë dy herë, në janar dhe në mars.

“Unë e kam kërkuar edhe më parë, edhe në janar, edhe në mars sepse këtë e kam edhe për motivimin e drejtorëve të ma përkthejnë në punë për komunitetin. Nuk është se ka patur hezitim nga ana e kryetarit të Bashkisë, por duhet të gjejmë edhe njerëz më të motivuar dhe të përgjegjshëm që ta bëjnë atë punë me pasion. Të gjithë kanë reaguar pozitivisht do të shikojmë dhe do bëjmë një skanim të plotë dhe më pas do të marrim një vendim final”, shtoi Dredha.

 

Të fundit