Flash News

E-TJERA

Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim

Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e

Autoritetet greke kanë zbuluar emrat e tre shtetasve shqiptarë të arrestuar dhe një tjetër në kërkim, pas një operacioni të gjerë antidrogë në Pikermi të Athinës, ku u zbulua një laborator i sofistikuar për nxjerrjen e kokainës nga lëkurët e kafshëve.

Operacioni i zhvilluar të enjten në mëngjes nga forcat speciale EKAM çoi në arrestimin e 11 personave – mes tyre 6 shtetas grekë, 3 shqiptarë, 1 kolumbian dhe 1 bolivian – si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Në mesin e të arrestuarve shqiptarë janë:

Robert Muci, 41 vjeç, nga Shushica e Vlorës,

Skënder Kallashi, 50 vjeç, nga Novosela e Vlorës,

Ledvis Hoxha, 27 vjeç, nga Kutallia e Dimalit.

Ndërkohë, “truri” i operacionit konsiderohet një shtetas shqiptar 45-vjeçar, Luis Murataj, i njohur me nofkën Karteri, i cili nuk është kapur dhe aktualisht ndodhet në Spanjë.

Grupi kishte importuar legalisht lëkura të thata lopësh nga Bolivia, të cilat ishin zhytur me kripëra për të fshehur kokainën. Lëkurat u ruajtën në një depo në Pikermi, ku ishte ngritur edhe laboratori sekret.

Gjatë operacionit, policia gjeti rreth 100 kilogramë kokainë të përzier me kripëra, të nxjerra nga 200 lëkura, ndërsa nga 1.500 lëkurat e mbetura, vlerësohet se mund të nxirreshin deri në 700 kilogramë të tjera.

Policia greke theksoi kompleksitetin teknik të procesit të ndarjes së drogës, duke e konsideruar grupin si jashtëzakonisht të organizuar dhe të specializuar në procedura kimike. Hetimet vijojnë në bashkëpunim me agjenci ndërkombëtare për kapjen e Muratajt dhe zbardhjen e plotë të rrjetit.

Të fundit