Flash News

E-TJERA

Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani

Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e

Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për një shtetas italian i cili lëviztë mbrëmjen e djeshme me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës.

32-vjeçari Th.M., shkaktoi shqetësim tek kalimtarët e shëtitores duke lëvizur me thikë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Të fundit