
Flash News
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, gjendet një armë zjarri e futur në çantë
Vllaznia kualifikohet në turin e dytë të Conference League, përmbys 2-4 Daugavpils
Aksidenti me 4 të plagosur në Librazhd-Qafë Thanë, 15-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës
Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje
Plagosja e dyfishtë në Sarandë, në kërkim vëllezërit e dyshuar si autorë, njëri i dënuar për vrasje
Ekspertë fiskalë dhe auditues pohojnë se prezantimi i Paqes Fiskale nxiti mosshlyerjen e detyrimeve nga bizneset në muajin maj. Sipas Tatimeve, detyrimet e pashlyera arritën rreth 50 milionë euro. Ekspertët paralajmërojnë se zbatimi i faljeve do të dëmtojë disiplinën fiskale, ndërsa theksojnë nevojën për më shumë qëndrueshmëri të politikave fiskale sesa përjashtime.
Rritja e detyrimeve të papaguara prej 50 milionësh eurosh në muajin maj, vetëm një muaj pas prezantimit të nismës “Paqja Fiskale”, për ekspertët fiskalë dhe audituesit ligjorë erdhi pasi shumë biznese, në vend që të shlyenin detyrimet, po presin për faljen.
“Paqja Fiskale”, e prezantuar në prill nga Ministria e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit parashikonte fshirjen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vjet, si dhe një falje të pjesshme për detyrimet e akumuluara nga 5 deri në 10 vite.
Skema synon të lehtësojë bizneset debitore dhe të pastrojë regjistrat e Tatimeve nga borxhet e vjetra, ku pritshmëria për arkëtime është e ulët, por sipas ekspertëve ndodhi e kundërta.
“Detyrimi shtesë tatimor prej 4,7 miliardë lekësh i arritur vetëm në muajin maj është tregues i qartë se premtimi për falje nuk ka nxitur pagesën, por përkundrazi ka ndikuar në rritjen e mospagimeve.
Kjo tregon se shumë biznese po presin përfitime pa përmbushur detyrimet, duke vënë në pikëpyetje efikasitetin e nismës”, shprehet audituesi ligjor, Julian Saraçi.
Eksperti fiskal, Artur Papajani, e konsideron si thirrje “paralajmëruese” të administratës tatimore për pagimin e detyrimeve treguesin e detyrimit të akumuluar në muajin maj.
Ai shton se nëse këto shifra nuk janë parë në periudha të mëparshme, atëherë rritja e borxhit në muajin maj është efekt i drejtpërdrejtë i politikës së faljes.
“A ka qenë kjo shifër disa miliardëshe e dukshme në periudha të mëparshme, më parë se të prezantohej kjo falje masive?
Nëse jo, pra ajo është e pazakontë, atëherë është e ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga projekti i faljes masive. Në këtë mënyrë, ne mund të interpretojmë edhe bërjen publike të një shifre të tillë, si dhe thirrjen ‘paralajmëruese’ të administratës tatimore për tatimpaguesit, që ata të plotësojnë misionin e tyre deri në fund.
Ky ishte një qëndrim korrekt që rezonon me misionin e asaj administrate: mbledhja e të ardhurave tatimore duke promovuar vetëpërmbushjen nga çdo tatimpagues”.
Edhe Sajmir Laçej, avokat i studios për konsulencën e biznesit “ASL Tax & Legal Advisors” e sheh prezantimin në parim të Paqes Fiskale si keqinterpretim që mund të përkeqësojnë pozitat e tatimpaguesve.
Ekspertët paralajmërojnë se kjo politikë mund të dëmtojë disiplinën fiskale për një kohë të gjatë.
“Në 16 vitet e fundit janë bërë të paktën 6 falje. Nga 500 milionë euro borxhe, kemi shkuar në mbi 1,5 miliardë euro.
Kjo tregon se faljet nuk i kanë zgjidhur problemet, vetëm i kanë shtyrë. Në këto kushte, mendoj se nisma të tilla, me një frekuencë të paneglizhueshme, në vend që të pastrojnë regjistrin e borxhlinjve, pastrojnë regjistrin e paguesve. Pra sjellin efekt të kundërt”, pohon Artur Papajani.
Edhe audituesi Julian Saraçi thotë se bizneset po mësohen të mos paguajnë, sepse presin që gjithmonë të vijë një falje tjetër. Sipas tij, në vend që të ndihmojë formalizimin, kjo nismë po dëmton besimin dhe ndershmërinë në sistemin fiskal.
“Nëse amnistitë bëhen çdo pak vite, siç ka ndodhur në Shqipëri, ku janë miratuar 6 nga 9 propozime në 16 vjet, ato nuk shihen më si përjashtime, por si cikël i zakonshëm.
Në këtë mënyrë, shumë subjekte krijojnë strategji të qëllimshme mospagimi, duke konsideruar se një tjetër falje do të vijë sërish.
Kjo sjellje çon në krijimin e një klime të pasigurt fiskale për investitorët dhe penalizon bizneset që ndërtojnë sjellje të qëndrueshme financiare. Në mungesë të një parashikueshmërie fiskale, ekonomia vuan nga mungesa e planifikimit afatgjatë.
Për këtë arsye, gjykoj që po, ekziston një rrezik serioz që kjo nismë të kthehet në precedent të dëmshëm”, pohon ai.
Nisma pritet të nisë të shqyrtohet për miratim në muajin shtator pas formimit të qeverisë së re, sipas burimeve afër institucioneve ligjzbatuese.
Por, si Ministria e Financave edhe Ministria e Sipërmarrjes për Klimën e Biznesit nuk pranuan të jepnin sqarime mbi shtyllat kryesore të nismës së propozuar dhe efektet për perceptim të zbatimit të saj te bizneset.
Po ata që paguajnë rregullisht?
Çfarë ndodh me ata që kanë qenë të rregullt dhe i kanë paguar taksat në kohë? Për ekspertin fiskal Artur Papajani, është më i rrezikshëm efekti i dekurajimit të tatimpaguesve të rregullt, që do ta shohin zbatimin e ligjit me zhgënjim.
“Një pjesë syresh, me apo pa vullnet, mund të tërhiqet nga principet e korrektesës e të kalojë në krahun tjetër. Ligji për ta shihet me zhgënjim! Ai nuk është më avokat e mburojë e të drejtit, por avantazh për shkelësit. Duhet pranuar që do të shfaqet një konkurrencë e pandershme dhe nuk ka ligj e mendje që ta shmangë”.
Edhe audituesi ligjor Julian Saraçi ngre shqetësimin për një “pabarazi fiskale” që dëmton konkurrencën e ndershme në treg. “Amnistitë e përsëritura krijojnë një ndarje të padrejtë mes tatimpaguesve që paguajnë me korrektesë dhe atyre që presin falje.
Në terma të teorisë së drejtësisë fiskale, kjo përbën regresivitet të fshehtë, ku ata që paguajnë më shumë përballen me barrë disproporcionale, ndërsa shmangësit përfitojnë në mënyrë disproporcionale. Kjo cenon besimin në sistemin fiskal dhe krijon perceptimin se ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.
Avokati Sajmir Laçej e sheh ndryshe. Ai thotë se faljet mund të jenë të pranueshme nëse bëhen me kujdes dhe si pjesë e një rishikimi të thellë të sistemit tatimor.
Sipas tij, problemi nuk janë vetëm bizneset, por edhe penalitetet shumë të larta dhe sjellja shpesh arbitrare e administratës tatimore.
“Nismën do ta përkufizoja si një mundësi për reflektim me qëllim korrektimin e politikave jo të efektshme të taksimit, rishikimin e nivelit të penaliteteve dhe mangësive të strukturave inspektuese, respektimin e afateve të parashkrimit për detyrime të paarkëtuara, uljen e kostove administrative dhe të biznesit në proceset e zgjatura gjyqësore.
Për secilin komponent ka vend për konsultime me grupet e interesit për të shmangur devijimin e kësaj nisme në demotivim të respektimit të ligjit”.
Po si duhet të zbatohet falja, rekomandimet e ekspertëve
Për ekspertët njëzëri falja nuk duhet të zbatohet si qëllim në vetvete, por pjesë e një pakete të plotë reformash, që përfshin përmirësimin e administratës tatimore, rregullimin e sistemit të ankesave dhe një ligj më të drejtë për të gjithë.
“Përmbajtja e nismës të kuptohet e pranohet, jo si një projektligj i veçantë, por si një paketë e plotë masash me efekte të kontrollueshme e të matshme.
Nuk ka kuptim të fshihen në masë detyrimet e papaguara e të mos lëndosh e jo më të zbatosh paketën e masave antiinformalitet.
Deri më sot, sa i takon fenomenit, dukja është formale e pesimiste, brendia është për të ardhur keq. Duke menduar që rreth 40% e shumës totale të borxhit vjen nga penalitetet, si rezultat i një mendësie të politikave të ndryshkura fiskale, një tjetër sjellje do të ishte e kërkueshme.
Ndërsa një katarsis i burimeve njerëzore duhet të jetë prioritet i paketës së masave organizative. Efekti negativ, që sjell në sistemin tatimor, organizimi i sotëm i ankimimit administrativ, si dhe gjyqësor administrativ, me procedura të shumëzgjatura apo të dyshimta, duhet të frenohet së pari e të zhduket në një kohë të dytë”, nënvizon Artur Papajani.
Avokat Laçej thotë se faljet janë të mirëpritura, me kusht që të mos cenohet parimi i barazisë para ligjit në lidhje me pagesat e principalit të detyrimeve dhe interesave përkatëse.
“Për sa u përket gjobave ka vend për të arsyetuar ndikimin, i lidhur me nivelin e subjektivizmit të strukturave kontrolluese dhe ashpërsinë e masave ndëshkuese”, pohoi ai.
– mbi 10 vite detyrime të papaguara parashikohen si fshirje e plotë, sipas nismës së Paqes Fiskale të prezantuar nga ministrja e Sipërmarrjes dhe Klimës së Biznesit, Delina Ibrahimaj
– 50% fshirje parashikohet për detyrimet e papaguara prej 5 deri në 10 vitesh nëse do të kryhet pagesë e menjëhershme për 50% të pjesës tjetër të detyrimit
– 25% fshirje parashikohet për detyrimit e papaguara prej 5 deri në 10 vitesh nëse për pjesën e mbetur lidhet marrëveshje për pagesë me këste brenda vitit
– Për borxhet 1-5-vjeçare, parashikohet të ketë fshirje të plotë të gjobave dhe kamatëvonesave nëse paguhet detyrimi i plotë
– 1,6 miliardë euro ka arritur deri në dhjetor 2024 borxhi tatimor sipas të dhënave të Tatimeve
– 4,7% është rritur borxhi tatimor krahasuar me fillimvitin apo 7,3 miliardë lekë më shumë. Rritja është më e ngadaltë se në vitin paraardhës, kur ishte rreth 12% më e lartë.
– 62% përfaqësojnë principalin e detyrimit tatimor, 33% janë penalitete dhe 5% kamatëvonesa, që në total përbëjnë 39% të shumës, shpesh të mbartura ndër vite nga mosshlyerje të zgjatura
– 12,5 miliardë lekë, ose rreth 8% e totalit, janë aktualisht në procese gjyqësore dhe praktikisht të pambledhshme në afat të shkurtër
– 104,7 miliardë lekë apo rreth 1 miliard euro arrijnë detyrimet e papaguara mbi 5 vjet
– 32,8 miliardë lekë apo rreth 335 milionë euro, ose rreth 20% të stokut të përgjithshëm arrijnë detyrimet e papaguara nga 2 deri në 5 vite
– 10,4 miliardë lekë, apo rreth 106 milionë euro arrijnë detyrimet e papaguara me afat nga 1 deri në 2 vjet
– 4,2 miliardë lekë, apo rreth 43 milionë euro, ose 3% e totalit, janë detyrime të papaguara me një afat deri në 3 muaj
– 2,8 miliardë e lekëve apo rreth 28,5 milionë euro (2% e stokut total) janë detyrimet e papaguara me afat nga 3 deri në 6 muaj
– 7,3 miliardë lekë, apo rreth 74 milionë euro (4,5% e stokut total) janë detyrimet e papaguara me afat nga 6 deri në 12 muaj
– 64% e debitorëve janë biznese pasive, me një vlerë detyrimi të papaguar prej 1,2 miliardë eurosh dhe mbajnë 74% të shumës së borxhit
– 40% të numrit total të debitorëve janë tatimpagues dhe mbajnë 26% të borxhit total (41,6 miliardë lekë)./ Monitor
Të fundit



Plagosja e dyfishtë në Sarandë, gjendet një armë zjarri e futur në çantë
17 Korrik 2025, 19:56
Spastrimi i Ramës ‘shkon’ edhe në Kamëz, nisin dorëheqjet e imponuara
17 Korrik 2025, 19:38
Vllaznia kualifikohet në turin e dytë të Conference League, përmbys 2-4 Daugavpils
17 Korrik 2025, 19:20

U gjet e pajetë në banesë, 63-vjeçarja amerikane dyshohet se ka vdekur nga mbidoza
17 Korrik 2025, 18:45
Kosova arreston një polic mbi dyshimet për spiunazh për Serbinë
17 Korrik 2025, 18:27
Aksident në aksin Librazhd-Qafë Thanë, plagosen 4 anëtarë të një familjeje
17 Korrik 2025, 18:09
Tentoi vetëv*asjen, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja në Vlorë
17 Korrik 2025, 17:53

Sarandë/ Gjendet e pajetë në banesë një shtetase amerikane
17 Korrik 2025, 17:21
Beleri nuk e dorëzon Himarën, kërkon rikthimin e mandatit të kryebashkiakut
17 Korrik 2025, 17:05
Dafina Zeqiri bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin unik të djalit
17 Korrik 2025, 16:53
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit
17 Korrik 2025, 16:44
Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?
17 Korrik 2025, 16:37
Pas dajës së Shabanit, në “luftë” për mandatin edhe kandidatja e Lapajt
17 Korrik 2025, 16:26
"PD po përgatitet për një fazë të re aksioni"/ Lela: Në fokus zgjedhjet e pjesshme
17 Korrik 2025, 16:18
Gjendet në Lin, zbulohet vendbanimi më i vjetër liqenor në Evropë
17 Korrik 2025, 16:07
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, plagosen dy të rinj (EMRAT)
17 Korrik 2025, 16:00
Emërohet kryeministrja e re e Ukrainës
17 Korrik 2025, 15:50
Beleri kritikon raportin e BE-së për Shqipërinë: Nuk pasqyron realitetin!
17 Korrik 2025, 15:38
Zjarr masiv në Mallakastër, flakët pranë depove të naftës së Albpetrolit
17 Korrik 2025, 15:27
Epidemia e socialistëve të burgosur
17 Korrik 2025, 15:04
Analiza: Kush janë druzët dhe pse i mbron Izraeli?
17 Korrik 2025, 14:51
Pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun
17 Korrik 2025, 14:36

Apeli e la në burg, Meta: Asnjë zhgënjim nga telenovela, ‘Drejtësi me Regji’
17 Korrik 2025, 14:13
Kryebashkiaku Erion Veliaj dërgohet në spital
17 Korrik 2025, 13:57
Njollat e diellit dhe tumoret e lëkurës: si t’i dallojmë dhe si bëhet diagnoza
17 Korrik 2025, 13:52
Arrestohen dy hajdutët e tabakinos në Tiranë (EMRAT)
17 Korrik 2025, 13:42
Studimi: Ndotja e ajrit mund të rrisë rrezikun për tumor në tru
17 Korrik 2025, 13:32
Kolegji rrëzon PD-në: Zgjedhjet në Tiranë nuk do të përsëriten
17 Korrik 2025, 13:19
Shqiptari arratiset nga makina e burgut të Zvicrës
17 Korrik 2025, 13:09
Zbardhet vrasja e profesorit polak në Greqi, të implikuar edhe dy shqiptarë (EMRAT)
17 Korrik 2025, 12:57

Kërkoi lirinë, Apeli i Posaçëm lë në burg Ilir Metën
17 Korrik 2025, 12:36


270 milionë USD me Soros-USAID, për ca miliarda me Mafien
17 Korrik 2025, 12:19
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë 17 vatra zjarri, 4 janë ende aktive
17 Korrik 2025, 12:10
Dështon për herë të 48-të Konstituimi i Kuvendit të Kosovës
17 Korrik 2025, 12:01

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj
17 Korrik 2025, 11:40

Diplomacia me medalje e Ramës dhe administrata me fletë-shkarkimi!
17 Korrik 2025, 11:22
Shkodër/ Asgjësohen mbi 3 000 bimë k*nabis, procedohen 3 zyrtarë lokalë
17 Korrik 2025, 11:10
Shtyhet seanca për “Plumbin e Artë”, shkak mungesa e avokatit të Dumanit
17 Korrik 2025, 11:02
15-vjeçari polak bie nga ballkoni i katit të katërt në Durrës
17 Korrik 2025, 10:49
Aksioni për sigurinë ushqimore, tatimet: Në 3 ditë bllokuam 20 ton mallra
17 Korrik 2025, 10:40
Shqyrtohen sot ankesat e PD-së për zgjedhjet në Tiranë dhe Durrës
17 Korrik 2025, 10:40


Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet
17 Korrik 2025, 10:08
OBSH: 18% e popullsisë së botës është steril
17 Korrik 2025, 09:59

Ursula von der Leyen propozon taksa të reja për kompanitë e mëdha, 2 trilionë euro
17 Korrik 2025, 09:38

Plagosi një person me thikë, vetëdorëzohet i riu në Sarandë
17 Korrik 2025, 09:19
Vatra e zjarrit në Drenovë ende aktive, 40 trupa të Forcave të Armatosura në terren
17 Korrik 2025, 09:06
Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së
17 Korrik 2025, 08:54
Thellohen më tej borxhet e ujësjellësve ndaj OSSHE, arrijnë 330 mln euro
17 Korrik 2025, 08:45
Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
17 Korrik 2025, 08:30

Parashikimi i motit për ditën e sotme
17 Korrik 2025, 08:05

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Korrik 2025, 07:29
OJF e financuar nga shteti: Rama shpik një "instrument" për të komanduar bashkitë
16 Korrik 2025, 22:48

Operacioni "fadroma” te Arena
16 Korrik 2025, 22:00
Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën
16 Korrik 2025, 21:40

Vullnet Sinaj shkresë KQZ-së, kërkon pamjet filmike të numërimit të votave
16 Korrik 2025, 21:04
Policia e Burgjeve kontrolle 'blic' në institucionet e paraburgimit në Tiranë
16 Korrik 2025, 20:41
Gjendet pa shenja jete brenda automjetit 29-vjeçari në Astir
16 Korrik 2025, 20:21
“Nuk i largoj punonjësit”, kryebashkiaku demokrat i Fushë Arrëzit “sfidon” Ramën
16 Korrik 2025, 20:04
Nga AKU tek IKMT/ Cilat janë 14 institucionet që do “të shkrijë” qeveria?
16 Korrik 2025, 19:47

Paketa e maleve, Neza: Skemë kundër komuniteteve lokale
16 Korrik 2025, 19:18
Financimi i armëve amerikane për Ukrainën, Franca heq dorë nga plani i NATO-s
16 Korrik 2025, 18:58
Kërcënohet sërish me jetë Vjosa Osmani
16 Korrik 2025, 18:35

“Ky që e futa në gji... armik”, daja ‘deputet’ përçan Lapajn dhe Shabanin
16 Korrik 2025, 18:02

Rama ‘i shpall’ luftë legalizimeve, me vendime që zgjasin jo më shumë se 4 muaj
16 Korrik 2025, 17:26
Vdekja e Jonada Avdiajt, Gjykata e Vlorës shpall të pafajshëm 5 efektivët e policisë
16 Korrik 2025, 17:06

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, dy të plagosur
16 Korrik 2025, 16:50
Pse BE-ja duhet ta integrojë Ballkanin Perëndimor në agjencinë e sigurisë kibernetike?
16 Korrik 2025, 16:39


"Rama i shkëputur nga realiteti"/ Këlliçi: Pasi siguroi 83 mandate, u sulet tregtarëve
16 Korrik 2025, 15:59

Mbipopullimi i burgjeve, Italia do të lirojë 10,000 të dënuar
16 Korrik 2025, 15:37
Mbollën kanabis në pyll, arrestohen dy vëllezërit në Tepelenë (EMRAT)
16 Korrik 2025, 15:19
Presidenti Begaj shkarkon nga detyra vajzën e Ismail Kadaresë
16 Korrik 2025, 15:04
Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë
16 Korrik 2025, 14:54
Rama nuk i ndahet Vlorës, mbërrin në qytet me helikopter
16 Korrik 2025, 14:33
“Në Shqipëri, no problem”, Kozaku ndëshkohet me 1 milionë lekë gjobë
16 Korrik 2025, 14:25