Flash News

E-TJERA

Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje

Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet

Një 50-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi iu gjetën në banesë municione dhe armë zjarri pa leje.

Në pranga ka rënë Vladimir Çela, të cilit iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit V. Ç. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë.

Të fundit