Flash News

POLITIKOFF

Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh

Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh

Astrologjia shpesh përpiqet të shpjegojë sjelljet njerëzore përmes karakteristikave të shenjave të horoskopit, dhe sipas disa specialistëve të kësaj fushe, disa shenja kanë më shumë tendencë të tradhtojnë në marrëdhënie. Edhe pse nuk mund të jetë rregull për të gjithë, këto janë shenjat që konsiderohen më të prirura ndaj tradhtisë:

Binjakët

Të njohur për natyrën e tyre të dyfishtë dhe dëshirën për aventura, Binjakët shpesh kërkojnë stimuj të rinj emocionalë dhe intelektualë, çka mund t’i çojë në situata të paqarta në marrëdhënie.

Shigjetari

Kjo shenjë është e lirë, eksploruese dhe shpesh nuk i pëlqen kufizimet. Shigjetarët mund të ndihen të bllokuar në një lidhje monotone dhe të kërkojnë aventura jashtë saj.

Peshqit

Edhe pse shenja e ndjeshmërisë dhe ëndrrave, Peshqit ndonjëherë mund të humbasin në botën e tyre emocionale dhe të kërkojnë ngushëllim tek një person tjetër, sidomos kur ndihen të pakuptuar në lidhjen aktuale.

Dashi

Impulsiv dhe i drejtpërdrejtë, Dashi mund të përfshihet lehtësisht në aventura momentale, sidomos nëse ndjen mungesë pasioni në marrëdhënien e tij.

Të fundit