Flash News

E-TJERA

PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve

PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e

Paris Saint-Germain është në gjysmëfinale të Botërorit për Klube pasi mposhti 2-0 Bayernin e Mynihut në çerekfinalen e zhvilluar në Atlanta. Në një ndeshje të pasur me raste për gol, ku protagonistë ishin portierët Neuer dhe Donnarumma, momenti vendimtar për kampionët në fuqi të Europës erdhi në minutën e 78-të, kur Desiré Doué shënoi me një goditje të saktë me të majtën nga jashtë zone, duke e lënë Neuerin pa reagim.

Në kohën shtesë, Ousmane Dembélé vulosi fitoren me golin e dytë. Bayern Munich pati dy gola të anuluar, një për Upamecanon në pjesën e parë dhe një tjetër për Harry Kane në fundin e ndeshjes.

Vlen të përmendet dëmtimi i rëndë i Jamal Musialës pak para përfundimit të pjesës së parë, pas një përplasjeje me Donnarummën, si dhe kartoni i kuq për Pacho dy minuta pas golit të avantazhit (mbrojtësi i PSG-së do të mungojë në gjysmëfinale ndaj fitueses së çiftit Real Madrid-Borussia Dortmund). Në kohën shtesë u ndëshkua me të kuq edhe Lucas Hernandez.

Një top i humbur nga Karry Kane në minutën e 78-të, në momentin kur ekipi bavarez po tentonte të ndërtonte një kundërsulm të shpejtë, i ka kushtuar shtrenjtë Bayernit.

Topi i rrëmbyer në gjysmëfushën e kampionëve të Gjermanisë krijoi mundësinë e kapjes në befasi të kundërshtarit dhe kështu ndodhi. Talenti Desire Doue, i shërbyer nga Neves, e kapi në kundërkohë Neuer-in, i cili nuk mundi të bënte asgjë, veçse të shoqëronte me sy, i dëshpëruar, topin që shkonte drejt rrjetës.

Pak minuta pas golit të Doue, PSG mbetet me 10 lojtarë, për ndërhyrje të rrezikshme të Pacho-s. Edhe Lucas Hernandez ndëshkohet me karton të kuq për goditjen me bërryl të kundërshtarit.

E pabesueshme ajo që ndodh në minuta shtesë: edhe pse me dy lojtarë më pak, PSG arrin të shënojë të dytin me Dembelenë.

Të fundit