Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Kur 90 minuta zgjojnë dekada histori: Shqipëri – Serbi, përtej futbollit

Politiko.al
Dy kombëtare, një fushë dhe qindra tifozë. Në dukje, panorama e një ndeshje futbolli që do të luhet më 11 Tetor në stadiumin ‘Red Star Stadium’. Por për Shqipërinë dhe Serbinë nuk është ‘vetëm’ një duel në fushë.
Më 7 qershor, kombëtarja kuq e zi priti serbët në Arenën Kombëtare. Tirana u ‘blindua’ me mbi 2000 forca sigurie dhe rreth 500 civilë operativë – mes tyre RENEA, FNSH, Antiterrori dhe SHISH – që zbritën në terren për të garantuar rendin. Disa akse rrugore u paralizuan, kryesisht zona përreth stadiumit dhe hoteli ku qëndroi kombëtarja serbe. Dronët u ndaluan, ndërsa në stadium u instaluan sisteme të avancuara sigurie për të monitoruar çdo lëvizje të dyshimtë nga tribunat.
Nuk bëhej fjalë për një samit politik, as për vizitën e ndonjë presidenti amerikan apo zyrtari të lartë të BE-së. Ishte ‘vetëm’ një ndeshje futbolli. Në fakt, ajo që vlen të theksohet, është se masa të tilla ekstreme ngjallin më shumë frikë, dyshim, se sa të japin përshtypjen e një rendi të siguruar. Një ndeshje futbolli që merr përmasat e një gati gati eventi politik.
Ishin këto masa garanci për një ndeshje të qetë – apo dëshmi se frika e përplasjeve në fushë nuk është shuar?
Droni që ndezi një plagë të hapur: Shqipëri–Serbi 2014
Më 14 tetor 2014, Shqipëria dhe Serbia u përballën për herë të parë në një ndeshje zyrtare, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016. Por takimi në stadiumin “Partizan” të Beogradit nuk do të mbahej mend për futbollin. Në minutën e 42-të, loja u ndërpre mes tensioneve dhe dhunës së paprecedent nga tifozët serbë, që zbritën në fushë.

Pak sekonda para ndërprerjes, një dron i telekomanduar fluturoi mbi fushë, duke mbajtur një flamur me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, mbishkrimin AUTOCHTHONOUS (autokton) dhe portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit. Kjo skenë simbolike provokoi reagim të ashpër nga serbët: fillimisht, futbollistët e tyre tentuan të shkëpusnin flamurin me forcë; më pas, dhjetëra huliganë serbë hynë në fushë dhe sulmuan fizikisht lojtarët shqiptarë.

UEFA e cilësoi zyrtarisht ndeshjen si të braktisur për shkak të dhunës, duke i dhënë Shqipërisë fitoren 3–0 në tavolinë. Ky vendim u konfirmua një vit më vonë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), pavarësisht kundërshtimeve të Serbisë.
Kosova gjithmonë në sfond
Në vitin 1998, Kosova përjetoi një luftë shkatërrimtare kundër ushtrisë dhe paramilitarëve serbë. Shqiptarët u përballën me dhunë ekstreme, përdhunime masive, dëbime dhe vrasje që mori përmasat e një genocidi.
Sot, Kosova është një shtet i pavarur sovran, e megjithatë Serbia nuk e njeh dhe e sheh ende si pjesë të territorit të saj.
Përballjet në fushë mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk janë ‘vetëm’ një ndeshje futbolli. Takimi në fushë mes dy kombëtareve pasqyron plagët ende të hapura.
Është një akt simbolik që përfaqëson historinë, konfliktin, rezistencën dhe krenarinë kombëtare. Slloganet shoviniste si “Kosova është Serbi” apo thirrjet si “Vrite shqiptarin”, që shpesh janë dëgjuar në stadiume, nuk janë veçse pasqyrimi më i qartë i një urrejtjeje ende të gjallë. Dhe për futbollistët shqiptarë, kjo nuk është thjesht lojë — është identitet.

Vendimi racist i UEFA-s
3 pikë të humbura në tavolinë për Shqipërinë dhe një gjobë 100 mijë euro. Ky ishte vendimi zyrtar i UEFA-s pas një ndeshjeje të dhunshme në vitin 2014.
Shqipëria u shpall fajtore për dronin që zbriti në fushë, fyerjet dhe ofendimet që shpërthyen pas dhunës në kurriz të futbollistëve kuq e zi. Duke e cilësuar racist, Federata Shqiptare e Futbollitapeloi vendimin e UEFA-s.
Armand Duka u shpreh i zhgënjyer duke e parë si një kompromis të UEFA-s me dhunën e huliganëve serbë.
"Zhgënjyese. Vendimi nuk ishte i bazuar në rregulla, UEFA nuk dënoi dhunuesit e futbollit. Vendimi ishte një lloj kompromisi dhe jo për të dhënë drejtësi sportive. Nuk e dimë nëse UEFA ka marrë parasysh thirrjet raciste. Nëse jo do kërkojmë të merren penalitete për thirrjet raciste. Nuk kam menduar që UEFA do ishte kaq tolerante ndaj huliganëve e rrugaçëve”.
Vendimi i UEFA-s ngjalli reagime edhe tek futbollistët e kombëtares, të cilët u dhunuan brutalisht në fushë nga serbët.
Lorik Cana: Kjo nuk është drejtësi
Bekim Balaj: Më fal Platini për stolin që desh e thyeva me kokë. Bravo UEFA!
Trajneri De Biazi: I zhgënjyer për një gjykim që nuk na japin drejtësi! Unë e kuptoj komitetin por unë mendoj se është e vështirë për ne që të pranojmë një vendim të cilin ne jemi mposhtur në të gjitha frontet!!! Na hoqëm edhe atë që kishim fituar në fushë! Çfarë duhet të ndodhte më shumë?
Fadil Vokrri i Federatës së Kosovës: Vendim skandaloz. Është një vendim politik i UEFA-s. Kur sulmohen lojtarët, UEFA vendos në favor të Serbisë.
Diplomacia e heshtur e Ramës
Para ndeshjes së 7 qershorit, Aleksandër Vuçiç iu drejtua me një thirrje të prerë trajnerit të kombëtares serbe: Luani kundër Shqipërisë për t’i mposhtur. Reagimi i presidentit serb ishte si ‘benzina’ që i hidhet zjarrit, duke nxitur kombëtaren e tij për ta fituar me çdo kusht 3 pikëshin.
Por, e kundërta ndodhi me kreun tonë të qeverisë. Rama jo vetëm që nuk bëri reagim, por madje mungoi në stadium. Duke ditur ngarkesën simbolike që mbartin duelet mes Shqiëprisë dhe Serbisë, mungesa e kryeministrit nuk kaloi pa u vënë re.
Rama njihet për linjën e butë që ka mbajtur kundrejt Aleksandër Vuçiç sa I përket retorikës që ai ka përdorur me Kosovën. Në përpjekje për të qenë korrekt me diplomacinë e tij, kjo mungesë dhe heshtje e Ramës shihet si lëvizje e zgjuar për të mos ndezur debat politiko-mediatik. Rama prezantohet para ndërkombëtarëve si ‘lideri i paqes’ që rroket me çdo kusht të sheshojë konfliket, mosmarrëveshjet, edhe atëherë kur lipset që zëri i tij të kumbojë më shumë për Kosovën e të bërtasë për sovranitetin e saj.
Shqipëri–Serbi nuk është thjesht një ndeshje në kalendarin sportiv. Është rikujtesë e përvitshme se Ballkani nuk ka bërë ende paqe me veten. Në fushë luhet topi, por në tribuna ndeshen historitë. A është futbolli reflektim i realitetit politik në Ballkan? Sepse, kur 90 minuta kthejnë dekada histori, topi na drejton nga kujtesa. Dhe kujtesa nuk mbyllet me barazim.
Të fundit
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46