Flash News

E-TJERA

Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën

Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin, ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme për-gjatë gjithë vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Lindor-Juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në vlerat minimale, ku zonat malore do të shënojnë deri në 14°C, por ulen maksimumet duke regjistruar vlerën 39°C.në qarkun e Beratit dhe Gjirokastrës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Të fundit