Flash News

E-TJERA

Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare

Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare

Burnley bën goditjen e madhe në merkato, duke zyrtarizuar afrimin e Kyle Walker. Mbrojtësi i djathtë 35-vjeçar ka firmosur kontratë 2-vjeçare me klubin në fjalë, duke mbyllur kështu një kapitull të lavdishëm te Manchester City, ku fitoi gjithçka në arenën vendase dhe ndërkombëtare.

Walker, i njohur për shpejtësinë, eksperiencën dhe lidershipin e tij, ka zgjedhur Burnley si sfidën e radhës në karrierë, i bindur nga projekti ambicioz i trajnerit Scott Parker. “Kur fola me Scott dhe dëgjova planet e tij për sezonin e ardhshëm, ishte një mundësi në të cilën u hodha menjëherë, – u shpreh Walker, pas prezantimit zyrtar. – Scott ka bërë një punë të mahnitshme këtu, duke e udhëhequr klubin përsëri në Premier League. Tani po shohim përpara, së bashku, për të qenë përsëri në ligën më të madhe në botë, në nivelin më të mirë”.

Burnley, që u rikthye në elitë pas një sezoni spektakolar në Championship, synon ta ndërtojë veten mbi suksesin e arritur dhe rekordin mbrojtës të sezonit të kaluar. Walker pritet të jetë një element kyç në këtë projekt. “Burnley pati një fushatë të jashtëzakonshme sezonin e kaluar, të ndërtuar në një rekord të pabesueshëm mbrojtës, ndaj mezi pres të përfshihem dhe të shtoj përvojën, cilësinë time në atë që duket një skuadër emocionuese”, – përfundoi Walker.

Një kapitull i ri nis për ish-mbrojtësin e Milanit së fundi (nga janari në huazim si kuqezi), i cili është gati ta udhëheqë Burnley drejt mbijetesës dhe ambicieve të reja në Premier League.

Të fundit