Flash News

E-TJERA

Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027

Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes

Bota e futbollit është ende e tronditur nga humbja tragjike e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, viktima të një aksidenti rrugor. 

Humbja ka prekur edhe Liverpool-in, klub në të cilin Jota kishte luajtur për 5 sezone.

Klubi anglez, i cili tashmë kishte njoftuar vendimin për ta tërhequr simbolikisht fanellën me numrin 20 në kujtim të lojtarit të ndjerë, ka vendosur të bëjë një tjetër gjest me vlerë të madhe njerëzore.

Liverpool do t’i paguajë familjes së sulmuesit të ndjerë të gjithë pagën e parashikuar në kontratë (rreth 15 milionë euro), deri në skadimin e saj , në qershor 2027.

Jota, me origjinë nga Gondomar, kishte lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e fundit të “Reds”, duke dhënë kontribut vendimtar në fitimin e Premier League dhe duke realizuar, ndër të tjera, golin e fitores në derbin kundër Evertonit, prillin e kaluar.

Të fundit