Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!

Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë një urim për bashkëshorten e tij, Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre.

 Në një postim në Facebook, Berisha e quan këtë datë si ‘ditën e dy festave familjare’, duke theksuar se 5 korriku ka gjithmonë një rëndësi të veçantë për familjen e tij.

Postimi i plotë në FB:

Sot ditë e veçantë për familjen tonë!

Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.

Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.

Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!

Të fundit