Flash News

Ditari i Opozitës

Mediu takim me drejtuesit e KE dhe OSBE: Do prezantohen faktet e manipulimit të 11 majit

Mediu takim me drejtuesit e KE dhe OSBE: Do prezantohen faktet e manipulimit

Kryetari i Partisë Republikane, njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu gjatë Asamblesë parlamentare të OSBE-së së mbajtur në Porto, Portugali ka zhvilluar takime të shumta me pjesëmarrësit.

Dy prej këtyre takimeve kanë qenë me Presidentin e Këshillit të Europës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së.

Me një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se, gjatë këtyre takimeve është rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit me opozitën dhe prezantimin e fakteve për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.

"Në Porto Portugali gjatë takimit të Asamblesë Parlamentare të OSBE pata kënaqësinë të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE si dhe Presidentin e Këshillit të Europës Theodoros Roussopoulos.

Në takim ramë dakord për të vazhduar bashkëpunimin me opozitën dhe prezantuar faktet e manipulimit të zgjedhjeve të 11Majit", shkruan Mediu.

Të fundit