Flash News

Ditari i Opozitës

Problematikat me zarfet e diasporës, PD letër KQZ: Na vini në dispozicion proces-verbalet!

Problematikat me zarfet e diasporës, PD letër KQZ: Na vini në

Partia Demokratike i është drejtuar me një kërkesë zyrtare KQZ-së, ku i kërkon që ta informojë dhe t’i vërë në dispozicion të gjitha proces-verbalet mbi problematikat e konstatuara, lidhur me zarfet për votuesit e diasporës.

Në shkresën zyrtare të PD, e firmosur nga përfaqësuesi ligjor, Franc Nuri, kërkohet sqarime rreth problematikave të shumta që po hasen në shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit në Botë, të cilat sipas PD, u janë raportuar një sërë shkeljesh të standardeve dhe protokolleve të shpallur publikisht nga KQZ, në lidhje me shpërndarjen e zarfeve për votimin e shtetasve nga diaspora përmes postës private.

PD kërkon që të gjitha komunikimet mes KQZ-DHL dhe kompanive të prodhimit të zarfeve dhe nën-kontraktorët e tyre, që nga momenti i konstatimit të problematikave të para e deri më tani, në respekt të transparencës dhe interesit publik, t’u vihet në dispozicion pa vonesë dhe në mënyrë të përditësuar.

Problematikat me zarfet e diasporës, PD letër KQZ: Na vini nëProblematikat me zarfet e diasporës, PD letër KQZ: Na vini nëProblematikat me zarfet e diasporës, PD letër KQZ: Na vini në

Të fundit