Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Atentati në Tiranë, gruaja e Roan Brahimit thyen heshtjen: S'kam konflikte me askënd

Një seri atentatesh tronditën vendin brenda pak orësh, ku një person mbeti i vrarë dhe katër të tjerë të plagosur. Ndërkohë raportohet se dinamika e atentatit në Tiranë ka marrë një kthesë të re, me dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestrën.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se objektiv i atentatit të ndodhur në zonën e Lundrës ka qenë bashkëshortja e Roan Brahimit (emër i njohur edhe si Sidorel Prendi), ndërkohë që katër personat e plagosur mendohet të jenë qëlluar gabimisht.
Burime për mediat bëjnë të ditur se autorët mund të kenë patur informacion se gruaja e Roan Brahimit ndodhej në Tiranë në momentin e atentatit. Ajo vetë, në dëshminë e dhënë para hetuesve, ka deklaruar se nuk e di kush mund të jenë autorët dhe nuk e di nëse ka lidhje ngjarja në Tiranë me ekzekutimin e vjehrrit të saj, Gjovalin Prendi, në Lezhë.
Atentati në Tiranë – Plagosja e katër të pafajshmëve
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, kur një automjet tip “G-Class” u bë shënjestër e një breshërie plumbash nga persona të armatosur ende të paidentifikuar. Brenda mjetit ndodheshin katër persona: Arenc Stafa, 34 vjeç (shoferi), Kian Mullahi, 19 vjeç, dhe dy të miturit Dior Demiraj, 11 vjeç, dhe Marko Demiraj, 17 vjeç. Ata ishin nisur për të festuar ditëlindjen e 11-vjeçarit dhe ishin në kthim për në shtëpi.
Autorët kanë nisur ndjekjen dhe qëllimet me armë që nga rrethrrotullimi i Shkozës deri te zona e TEG-ut, për të vijuar më tej drejt Lundrës. Për t’iu shmangur atentatit, shoferi ka tentuar të largohet me shpejtësi, por pas disa kilometrash mjeti është përplasur dhe është ndalur.
Të katër pasagjerët u plagosën si pasojë e të shtënave. Arenc Stafa dhe Kian Mullahi ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Marko Demiraj është gjithashtu në gjendje stabile, ndërsa Dior Demiraj mbetet në gjendje më të rëndë shëndetësore. Familjarët e të plagosurve janë lajmëruar nga policia një orë pas atentatit. Të gjithë të rinjtë e plagosur dhe shoferi nuk kanë precedent penal dhe nuk rezulton të kenë pasur konflikte.
Ekzekutimi në Lezhë – Hakmarrje apo paralajmërim?
Vetëm disa orë para atentatit në Tiranë, në fshatin Pllanë të Lezhës u ekzekutua me armë zjarri 65-vjeçari Gjovalin Prendi, vjehrri i Roan Brahimit. Ai u qëllua me breshëri nga tre persona të armatosur teksa ndodhej në lokalin e tij. Dy prej autorëve, të maskuar, zbritën nga një fuoristradë dhe qëlluan në drejtim të viktimës, duke e plagosur rëndë në kraharor. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.
Ky është sulmi i tretë ndaj lokalit të familjes Prendi, i cili më herët është goditur me armë dhe me lëndë plasëse. Dyshohet se vrasja ka lidhje me hakmarrje për shkak të përfshirjes së djalit të tij, Roan Brahimi, në çështje kriminale. Megjithatë, vetë 65-vjeçari njihej si njeri i respektuar në zonë dhe përpiqej të ndalte ciklin e dhunës dhe gjakmarrjes.
Hetimet – Asnjë pistë e qartë për momentin
Policia dhe prokuroria janë duke hetuar në disa pista. Edhe pse ende nuk ka një pistë zyrtare për asnjërën nga ngjarjet, dyshohet se vrasja në Lezhë dhe atentati në Tiranë mund të jenë të lidhura. Grupi hetimor është duke analizuar lëvizjet e personave të përfshirë dhe të afërmve të tyre, ndërsa po hetohet mundësia që autorët të kenë ngatërruar objektivin, duke qëlluar katër të pafajshëm në Tiranë, ndërkohë që shënjestra e tyre e vërtetë mund të ketë qenë dikush tjetër.
Ngjarjet kanë ngritur alarmin për një përshkallëzim të rrezikshëm të dhunës kriminale, ku përfshihen edhe persona të pafajshëm. Policia është vënë në ndjekje të autorëve dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë rrugës së ndjekjes për të identifikuar mjetin dhe autorët.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38