Flash News

E-TJERA

Gjykata e Korçës lë në burg Andi Shkulakun

Gjykata e Korçës lë në burg Andi Shkulakun

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Andi Shkulakun, i arrestuar me akuzën moskallzim krimi për ngjarjen e rëndë të 10 Gushtit 2024 në Pogradec ku mbeti i vrarë Egli Proga.

Hetimet për vrasjen e Egli Progës të cilat janë në fazën përfundimtare duket se po ndryshojnë. Së fundmi dëshmi të reja kanë dalë në dritë nga vetë të arrestuari të cilët sipas varjantit të ri, janë shprehur se së pari viktima është dhunuar brenda lokalit nga shtetasi Leonidha Guçe e më pas ai është goditur kur ka dalë nga objekti edhe nga shtetasi Denis Meçe. Gjithsesi prokuroria e Korçës po vijon më tej veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të dëshmisë.

Në 10 Gusht të vitit të shkuar mbeti i vrarë shtetasi Egli Proga, ndërsa ngjarja atëherë krijoji përplasje mes institucioneve dhe dyshime për fshehje të ngjarjes, ndërsa veprimet hetimore të fundit duket se po i ndryshojnë rrjedhën ngjarjes së rëndë, pikërisht në fazën kur dosja e prokurorisë pritej të shkonte për gjykim.

Të fundit